Doktoresha e Houston pezullohet për përhapje dezinformimi mbi Covid-19 (fotot)

15/11/2021 21:44

Një doktoreshë është pezulluar nga puna në një spital të Houston, SHBA për përhapje dezinformimi mbi koronavirusin dhe për “dëmtim të komunitetit”.

Drejtuesit e spitalit Houston Methodist thanë se Dr Mary Bowden, specialiste e veshit, fytit e hundës ka shpërndarë “dezinformim të rrezikshëm” mbi Covid dhe ka shpërndarë informacione personale e profesionale të cilat spitali i konsideronte “të dëmshme për komunitetin”.

Bowden, e cila ishte punësuar së fundmi nga spitali, në disa postime kishte shprehur se ishte kundër vaksinimit të detyruar të Covid-19.

Ajo përdorte gjithashtu rrjetin social Twitter për të promovuar mjekimin ‘Ivermectin’ për trajtimin e Covid-19, megjithse doktorët e zyrtarizuar në SHBA kanë paralajmëruar të mos përdorin mjekimin anti-parasitik si trajtim koronavirusi.

Rezistenca ndaj vaksinimeve të detyruara dhe masave të tjera arbitrare shëndetësore, është e përhapur në shtetet tradicionalisht republikane të SHBA, megjithë një shtim të kohëve të fundit të rasteve të infektimit.

Avokati i Bowden, Steve Mitby, tha se doktoresha nuk është kundër vaksinave dhe shtoi se ka trajtuar më shumë se 2,000 pacientë me Covid-19.

“Ashtu si shumë amerikanë të tjerë, Dr Bowden beson se njerëzit duhet të ketë të drejtën e tyre të zgjedhin, dhe ajo beson se pa dalluar nga statusi i vaksinimit ose jo, njerëzit duhet të kenë të njëjtin akses në shëndetësi”, tha avokati i saj.

Vetë Bowden është e vaksinuar, një kërkesë kjo për të gjithë të punësuarit e spitalit Houston Methodist.

FOTO GALERI
3/3
Ajo përdorte gjithshtu rrjetin social Twitter për të promovuar mjekimin ‘Ivermectin’ për trajtimin e Covid-19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA