Shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor, fiks një javë nga data që ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, 11 dhjetor.
Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në ‘Open’ u shpreh se delegatët e kryesisë nuk mund të ndahen në dysh, do të shkojnë o njërin Kuvend o në tjetrin!
Sipas Sulon lëvizja që kreydemokrati Basha ndërmori ditën e sotme ndërpreu inercinë e ‘lëvizjeve’ të Berishës.
Sulo: Mendoj se lëvizja e sotme e Bashës ndërpreu inercinë e lëvizjeve, akteve të Berishës dhe të Foltores dhe të Kuvendit të 11 dhjetorit. Delegatët e PD nuk do ndahen në dysh, sepse krerët mund të duan secili nga një parti 20-25% por anëtarësia nuk e do këtë. Anëtarësia do të shkojë o në njërën o tjetrin forum. Çështja zgjidhet me reflektim politik që është Kuvendi, që nuk ka asnjë cen ligjor dhe moral, apo njerëzor. Kryesia e voton dhe Kuvendi mblidhet. Pala tjetër nuk e pranon dhe në momentin që nuk e pranon debatin dhe secili të masi forcat, çfarë do bëhet do vazhdohet telenovela kush ka më shumë firma? Nuk zgjidhet dot akti politik, vetëm po të keni të gjithë delegatët.
Top Channel