‘’Vëllai i Madh’’ ka dënuar të gjithë banorët për shkak të zgjimit të vonë në mëngjes.

Ata ishin paralajmëruar disa herë për këtë gjë, por ky rregull duket se është thyer vazhdimisht.

Banorët do të duhet të qëndrojnë për një afat të pacaktuar në Dhomën e Dënimit.

Këtë gjë Fifi nuk e ka përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Menjëherë pas leximit të zarfit, gjendja e saj emocionale u rëndua.

Shkak mendohet të ketë qenë mungesa e cigareve, gjë që është shumë e nevojshme për shumicën e banorëve.

Disa minuta më pas Fifi u qetësua nga batutat e Semit dhe Donaldit.

 

Top Channel