“Qau kur iku”/ Pas 40 vitesh trupa e ‘Pallatit 176’ ribashkohen në ‘Live me Luizin’, Rajmonda Bulku tregon arsyen pse nuk mori pjesë në xhirime
Shoku ynë Tili një rubrikë dedikuar tërësisht fëmijëve edhe talentit të tyre, që prej 3 javësh ka hyrë në fazën e eleminimeve, në garë ishin tre çifte fëmijësh që konkurruan përballë njëri tjetrit në disiplinën e këngës dhe kërcimit, ku nga çdo çift shkoi në nominim ai që shkëlqeu më pak dhe njëri ju deshe të ndërpriste garën.
Ajo që u vlerësua më shumë nga juria dhe veçanërisht Graciano Tagani ishte mirëkuptim që prindërit shfaqin për gjykimin e jurisë, ku në fakt Tagani thumboi edhe pak emisionet e tjera që i dedikohen fëmijëve
“Teksa po bëja scroll në telefonin tim shoh se një emisiom për fëmijët, prindërit debatonin me tone të ashpra, edhe këta prindërit këtu janë shembull për suportin që u japin fëmijëve.”
Por jo vetëm prindërit janë ata që mbështesin fëmijët edhe vet fëmijët mbështesin me përqafime kundërshtarin e tyre në sfidat pa bërë dallime. Këtë gjë e shfaqën edhe Ameis me Kejtlin, të cilat janë shoqe të ngushta edhe pse në sfidë ishin përballë njëra tjetrës ato u shpreh se shoqëria e tyre do të vazhdoj pavarësisht se kush do dali fituese nga gara.
Në fund të puntatës, aty ku emocionet rriten edhe situata bëhet më e vështirë pasi dikujt do i duhet ta lërë garën, amtaria e jurisë Orgesa Zaimi u shfaq e përlotur teksa thoshte emrin e fëmijës që i duhet ta linte garën, për të parë se kush nga fëmijët iu deshë të ndërpriste garën, zbuloheni në link-un mëposhtë:
Top Channel