Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare, mes shqetësimeve për AI
“Vip Dado” rubrika që synon të vërë në vështirësi vipat dhe të shfaq një anë tjetër të tyre këtë herë kishte të ftuar Ori Nebiajnë, të cilës i duhet të ishte dado për 3 fëmijë, madje ata janë trinjakë.
Përpara se Ori të gjendje përballë trinjakëve ajo iu përgjigj 20 pyetjeve të Lolës, ku nuk ngurroi të shprehte simpatinë e saj për dy politikanë të majtë. Ajo vlerësoi Arta Daden si një femër me karakter në politikë edhe Mimi Kodhelin.
Por njëkohësisht ajo zbuloi edhe pak nga fëmijëria e saj ku kujtoi me nostalgji lojërat e saja të preferuara si topa djegësi, me peta dhe topa rrasa.
Kjo puntatë ishte plotë argëtim edhe e mbushur me humor, për të parë sesi ja doli Ori Nebiaj të bëhej njësh me fëmijët edhe të kujdesej për ta, shikoni episodin e plotë më poshtë:
Top Channel