Një modele e rrjeteve erotike ka denoncuar publikisht një grua në plazh që fotografonte të pasmet e saj teksa ishte duke bërë banjo dielli.
Eliza Rose Watson postoi pamjet në rrjetin TikTok duke i lënë ndjekësit e saj xhelozë për gruan që i fotografonte të pasmet në shezlong.
Pamjet shpejt u bënë virale në rrjet.
“Nuk kam ç’ti bëj. Shopresoj të ketë pasur një kënd të mirë pamjeje”, komentonte modelja 31-vjeçare.
Me bikinin e saj “super-të-vogël” , Eliza shihet që shtrihet në shezlong duke lënë pjesën e poshtme të trupit të varur jashtë karriges së gjatë.
Por teksa ajo është duke bërë video të vetes, vëren gruan aty pranë që fshehtësisht ka marrë celulalrin në dorë dhe i bën foto.
Modelja e kupton këtë dhe thotë në video: “Mos e ki mendjen te mua, jam thjesht duke u relaksuar”.
Por të dyja gratë duket se kanë drejtuar kamerat te njëra-tjetra dhe asnjëra nuk shqetësohet.
Një nga përdoruesit në rrjet shkruante: “Nuk mund t’i vësh faj, thjesht po admironte pamjen”.
Disa të tjerë sugjeronin se Eliza po “e shijonte vëmendjen”.
Modelja tha:”Ndjeva se ma pushtuan pak hapësirën personale, edhe pse mudn të ketë të drejtën e saj për të bërë foto ose video”.
“Pasi e kuptova çfarë kishte ndodhur, doja të ndiqja për të parë nëse kishte bërë foto më të mira se të miat!”
Top Channel