Iliri ka pranuar se nuk ka frikë të dalë në nominim të përjavshëm.

Mbrëmjen e djeshme ai i ka rrëfyer Monikës se e dëshiron këtë gjë për disa arsye kryesore.

Më kryesisht balerini e analizon këtë rrethanë si një mundësi shumë të mirë për të matur atë që ai e quan ‘’pulsin e publikut’’.

Iliri tregon se ka raste kur banorët mund të mos kenë reputacion të mirë jashtë por kur i njeh nga afër kjo gjë përgënjeshtrohet tërësisht.

‘’Kur je në nominim kupton se si të shikon publiku. Prsh kur hyri Einxhel me tha se priste që të kisha tjetër sjellje karshi saj sepse i kisha lënë një imazh tjetër nga ekrani’’,- tha ai.

 

Top Channel