Një laraskë çapkëne dhe shoku i saj janë kapur në kamera duke u zbavitur cuditshem në kopshtin e një shtëpie në Australi.
Në videon qesharake laraska shihet që nis të kapet me kthetra te peshqiri i varur dhe më pas varet me kokë poshtë duke u mbajtur në të.
Video që po bëhet sërish virale është postuar fillimisht në 2016, ku laraska shihet në zbavitjen e saj të pazakontë, teksa një shoqërues aty pranë duket se tenton ta bindë të heqë dorë nga loja e rrezikshme.
Por pas një konfrontimi të vogël dyshja shihen për pak në sy para se të ndahen paqësisht.
Pamjet unike nga Australia kanë fituar vëmendje nga përdoruesit e zbavitur të mediave sociale, të cilët hidhnin dyshime mbi zogun, teksa disa sugjeronin se sjellja e tij ishte më e ngjashme me atë të lakuriqëve.
“Duke e parë harrova se çfarë kafshe ishte”, shkruan një prej tyre.
“Ndoshta sapo kanë parë filmin Batman”, shkruante një tjetër me shaka.
Laraskat janë zakonisht zogj agresivë, por video tregon një anë të butë të karakterit të tyre.
Ato njihet që kanë sulmuar çiklistët apo vrapuesit nëpër parqe.
Top Channel