Mick Jagger mahnit fansat me performancën energjike në moshën 78 vjeçare me Rolling Stones në Atlanta (fotot)

12/11/2021 17:46

78 vjeçari Mick Jagger, nuk tregonte dje asnjë shenjë plakjeje teksa doli në skenë duke kënduar me grupin e tij legjendar Rolling Stones në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, SHBA.

Rokeri habiti turmat me stilin e tij të shkëlqyeshëm të cilin e plotësonte me një xhaketë reflektuese.

Me mëngët dhe jakën e mëndafshtë Mick mbante gjithashtu veshur xhinse të ngushta sipas stilit të tij klasik.

Ai emocionoi turmat duke përformuar19 këngë te grupit nder vite.

Shoku i tij i grupit Keith Richards, 77 vjeç, mbante një bluzë të mëndafshtë blu dhe një kapele të vogël.

Ndërsa Ronnie Wood, 74 vjeç, mbante një xhaketë lëkure në stil ‘rock’ teksa luante në një kitarë të larë të ar.

Në skenë me ta ishte bashkuar dhe 64 vjeçari Steve Jordan, për të zëvendësuar bateristin e ndjerë  Charlie Watts.

Grupi Rolling Stones nisi turneun e tyre aktual të Amerikës së Veriut muajin që shkoi, megjithse nuk kishin luajtur kurrë pa bateristin e tyre të vjetër që u nda nga jeta.

Shkaku zyrtar i vdekjes së tij nuk është zbuluar por bateristi kishte vuajtur një seri problemesh vitet e fundit, duke përfshirë dhe një kancer të fytit në 2004.

FOTO GALERI
2/9
Rokeri habiti turmat me stilin e tij të shkëlqyeshëm të cilin e plotësonte me një xhaketë xixelluese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA