Konflikti në trafik, shoferët e tërbuar përballen një me pushkë, tjetri me shpatë samurai (VIDEO)

12/11/2021 16:50

Tërbimi i shoferëve në trafik sa vjen e bëhet një problem i pakontrollueshëm, por dy burra në Portland, SHBA e kanë çuar përballjen në një tjetër nivel, kur të dy nxorrën armë vrasëse për t’u perballur ose trembur njëri-tjetrin.

Dy shoferët ishin filmuar në një përballje të nxehur javës që shkoi, kur njëri mori nga makina shpatë të frikshme samurai ndërsa tjetri nxorri nga bagazhi një pushkë automatike.

Në nisje të videos shoferi i kamionçinës shihet që kërcënon një tjetër drejtues mjeti me shpatën Samurai që e mban të ngrehur mbi shpatull, teksa kundërshtari i tij qëndron ftohtë pa u trembur.

Njeriu me shpatë tërhiqet për një momenet kur afrohet përsëri te viktima e tij duke ngritur shpatën.

Kur e kupton se kolegu i tij shofer nuk intimidohet, ai kthehet në makinën e tij të vjetër Ford Ranger, ndërsa burri që po filmon skenën e inkurajon: “Futja një të rrahur … ai ta bëri borxh o vëlla.” 

Në këtë pikë të bisedës  kamera kthehet nga shoferi që më parë ishte i paaramtosur, i cili tani po hapte bagazhin e makinës së tij duke nxejrrë prej andej një pushkë të madhe.

Në këtë pikë, njeriu që filmon konfrontimin nga makina e tij lë gjithçka dhe ia mbath i tmerruar nga vendngjarja.

Kreu vendas i policisë Nathan Sheppard tha më vonë për rrjetin Fox News se policia nuk ka burimet njerëzore për të hetuar çdo krim, pasi asnjë nga personat e përfshirë nuk kishte raportuar në polici.

FOTO GALERI
1/3
Njeriu me shpatë tërhiqet për një momenet kur afrohet përsëri te viktima e tij duke ngritur shpatën.

Top Channel