Klodiana Cela edhe e bija kur jetonin se bashku

Zbardhen e detajet e tentativës për vrasje nga një shqiptare ndaj ish partnerit të saj grek një ditë më parë në athinë.

Mjeku Jorgos Neos i kishte marrë kujdestarinë e vajzës se shqiptares Klodiana Çelos me të cilën 13 vjet më parë kishte rënë në dashuri fryt i së cilës është dhe vajza që pas ndarjes u kthye në mollë sherri deri në aktin ekstrem. Mediat greke shkruajnë se mjeku e kishte njohur fëmijën që lindi në lidhjen jashtëmartesore. por marrja e kujdestarisë së fundi dhe fakti që vajza jetonte me babain dhe bashkëshoren e tij e ka shtyrë Çelon të marrë armën dhe ta qëllojë duke e plagosur. Autorja u arrestua për tentativën e vrasjes së 68 vjecarit me të cilin ka qenë e përfshirë në njw kalvar te gjate gjyqesh pasi ai e ka akuzuar për sëmundje mendore dhe disa ditë e kanë mbyllur në një institucion psikiatrki për t’i marrë vajzën. Nga kontrollet mjekësore doli se nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe se kjo ishte një tentative për ta larguar nga vajza. Tani Klodiana Çelo rrezikon 17 vjet burg.

FOTO GALERI
8/37

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA