Paloma i ka çuditur të gjithë me rrëfimin natën e spektaklit.

Ndërsa po komentohej takimi romantik i Kledit dhe Beatrixit, ish-konkurrentja e Big Brother Vip tha se ka parë shikime të zjarrta mes tij dhe Arjolës.

“Po të isha beqare do ta gjuaja se është një djalë i mrekullueshëm. Kam parë një shikim të zjarrtë mes Kledit dhe Arjolës. Pashë që Arjola u afeksionua shumë pas Kledit. E kapa disa momente që i thoshte shiko drejt, ata shikonin shikimet. Edhe Kledi ndihet shumë mirë. Ai po fliste për jetën e tij, për dashurinë e tij dhe më pas befas ndodhi ai ndryshim”, tha Paloma.

Pasi pa rrëfimin në ekran në dhomën e rrëfimit, Kledi tha se nuk ndjen për Arjolën.

“Mua më pëlqen se është shumë tip, për karakterin, por nuk kam ndjerë për Arjolën”, tha Kledi.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA