Gjuajtësit britanikë interceptojnë bombarduesit rusë në Detin e Veriut, mes rritjes së tensioneve për emigrantët (fotot)

12/11/2021 17:17

Britania ngriti sot një skuadron gjuajtësish evropiane Eurofighter për të gjurmuar dy bombardues rusë të pikasur në Detin e Veriut.

Zhvillimi vjen në kohë tensionesh të shtuara teksa Britania ka dislokuar trupa në kufirin lindor të Polonisë ku një krizë e pazakontë emigrantësh ka nisur prej një jave me Bjellorusinë.

E përditshmja vendase ‘Daily Mail’ shkruante se gjuatësit britanikë u ngritën nga baza e Lossiemouth, në Skoci, të shoqëruar nga një avion furnizues të ngritur nga baza e Brize Norton, në Oxfordshire.

Dy bombarduesit rusë Tu-160, të njohur nga NATO me emrin e koduar ‘Mjellma e Bardhë’, raportohej nga Londra se kishin hyrë “në zonën britanike të interesit”.

Të dhënat e radarëve sugjerojnë se avionët e Kremlinit po fluturonin drejt veriut në hapësirën ndërkombëtare ajrore, dhe ishin mbi Detin e Veriut sot rreth orës 14.00

Inkursionet vijnë në një kohë që Evropa akuzon Kremlinin se po nis një “luftë hibride” duke përdorur emigrantë të huaj për të krijuar kaos në kufijtë e BE, madje dhe po përgatitet për një “pushtim” të Ukrainës.

Sot një batalion forcash xheniere të Britanisë u nisën drejt kufirit lindor të Polonisë për të asistuar me krizën e emigrantëve.

Lëvizja erdhi pasi ushtarë rusë kanë ardhur gjithashtu në rajon në ndihmë të forcave bjelloruse për të ruajtur kontrollin e situatës.

Ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak, tha: Trupat polake e britanike do të punojnë për forcimin e gardheve kufitare me Bjellorusinë”.

Ndërkohë avionë të forcave ruse shoheshin përsëri sot të fluturonin në zonën problematike kufitare, teksa Putin mbetet i vendosur në mbështetje të presidentit rus Alexander Lukashenko.

Kremlini gjithashtu ka mohuar akuzat e BE për nxitje të krizës teksa zëdhënësi Dmitry Peskov i quajti ato provokime. “Ne jemi vetem vigjilente per ato qe ndodhin ne afersi te kufijve tane”, tha Peskov

FOTO GALERI
1/7
Britania ngriti sot një skuadron gjuajtësish evropiane Eurofighter për të gjurmuar dy bombardues rusë

Top Channel