Bebe Rexha reklamon format e bëshme në dasmën e Paris Hilton me Carter Reum, prezanton të dashurin e ri (fotot)

12/11/2021 15:28

Paris Hilton u martua dje me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni ekstravagante në Bel Air duke i dhënë fund (në dukje) listës së gjatë të romancave me emra të shumëllojshëm.

Një prej të ftuarave të saj ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha që shfaqte format e bëshme në një fustan elegant blu, me një çarje dramatike të poshtme.

Këngëtarja 32 vjecare ishte ngrehur në perfeksion sipas Daily Mail, me fustanin që i përfshinte fizikun e lakmueshëm.

Bebe mori shumë vëmendje me veshjen e saj të kapur në brez dhe më një bisht mahnitës blu.

Kantautorja kishte veshur gjithashtu një palë këpucë të përshtatura  me fustanin dhe kishte një varëse qafe që i binte në hapjen e gjoksit.

Këngëtarja e hitit “Break My Heart” shtonte bukurinë me flokët biondë, të stiluara me disa onde në fund.

Bebe kishte me vete të dashurin e saj atraktiv Keyan Safyari, i cili ishte veshur me kostum dhe bisedonte me partneren e tij “popstar”.

Ndërkohë Paris prej kohësh tregonte unazën e saj gjigante të fejesës të punuar nga Jean Dousset e cila besohet se i ka kushtuar Carter rreth $2milionë.

Ai i ka propozuar në shkurt.

Çifti kanë qenë të lidhur prej dhjetorit 2019, por e njihnin njëri-tjetrin prej një dekade.

Vonë u mësua se Paris kishte ndryshuar vendin e dasmës vetëm një javë para saj prej problemeve të privatësisë.

FOTO GALERI
8/13
Aristokratja me Doug Reinhardt ne 2009

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA