Angli-Shqipëri formacionet/ Reja lë në stol sulmuesin e momentit për kualifikueset e Kupës së Botës

12/11/2021 20:20

Formacionet e përballjes së sotme mes kombëtares së futbollit të Shqipërisë dhe yjeve të Anglisë janë publikuar për sfidën e orës 21.00, ku spikat lënia në stol e sulmuesi Armando Broja.

Sulmuesi 20 vjeçar pritet të aktivizohet më vonë gjatë lojës teksa është shpresa kryesore e kombëtares kuq e zi.

Së fundmi ai ka shënuar dy gola për skuadrën e tij Southampton në premierligën angleze.

Sulmuesit Cikalleshi dhe Uzuni do të prijnë formacionin tonë në stadiumin shtetëror të Uembli ne Londer.

Formacionet:

Shqipëria: Bajrami N., Bare K., Cikalleshi S., Gjasula K., Hysaj E. (Kapiten), Ismajli A.,Kumbulla M. ,Strakosha T (portier) Trashi L., Uzuni M., Veseli

Zëvendësues: Balaj B., Berisha E. (G), Broja A., Cekici E., Dermaku K., Doka A., Hoxhallari E., Laci Q., Lenjani E., Mihaj E., Roshi O., Selmani G.

Anglia: Chilwell B., Foden P., Henderson J., James R., Kane H. (C), Maguire H., Phillips K., Pickford J. (portier), Sterling R., Stones J., Walker K.

Top Channel