Mbrëmjen e djeshme ‘’Vëllai i Madh’’  i ka vendosur banorëve në një tjetër lojë interesante.

 

Banorët shkruajtën në një kartolinë disa këshilla apo sugjerime që mund të kishin për konkurentët me të cilët ndajnë bashkëjetesën.

Iliri lexoi njërën prej kartolinave të tij, në të cilën Donaldi ishte përpjekur të shkruante një këshillë në dukje tepër miqësore.

‘’Mos  e ki mendjen tek loja gjatë gjithë kohës sepse do të penalizohesh’’,  ishte sugjerimi i Donaldit.

Iliri i evidentoi menjëherë se kush ishte autori i kartolinës dhe u përpoq ta falenderonte.

Top Channel