Mbrëmjen e djeshme ‘’Vëllai i Madh’’ i ka vendosur banorëve në një tjetër lojë interesante.

 

Banorët shkruajtën në një kartolinë disa këshilla apo sugjerime që mund të kishin për konkurentët me të cilët ndajnë bashkëjetesën.

Njëra prej kartolinave ishte shkruar nga Arjola në adresë të Granitit.

‘’Rrezaton mirësi por shpeshherë ke bërë veprime që kanë lënduar disa prej banorëve. Të këshilloj të qartësosh veten, të thellohesh në mendime dhe të fitosh qetësinë të shohësh përtej vetes. Mos ji egoist’’,- shkruhej në kartolinë.

Pasi mori këtë mesazh, Graniti replikoi se nuk është aspak egoist dhe në marrëdhënien me banorët e tjerë po afrohet gjithnjë e më shumë.

 

Top Channel