Këto janë momentet e rralla kur ai që njihet tashmë si “peshkaqeni më i rrahur i botës” është kapur në kamera nga një kinematograf uji në jug të Australisë.
Në pamjet e shpërndara online, krijesa 4 metra e gjatë shihet që noton qetësisht drejt filmuesit Dean Spraakman, në ujërat pranë ishujve Neptune.
Teksa kafsha noton pranë tij, dhjetra gërvishtje e plagë të të gjitha llojeve shihet që i mbulojnë trupin, në flatra, velëza në kokë e në bisht.
Filmimi 1-minutësh tregon dhe shenja kafshimesh, teksa shumica e tyre janë në anë të djathtë të peshkaqenit.
Spraakman tha se nuk kishte parë kurrë një peshkaqen në gjendje të tillë. “Është një peshkaqen i mrekullueshëm që ka kaluar ca kohë të veshtira. Unë fillimisht besoja se kafsha ishte në dhimbje, por ai notonte i qetë dhe në sjelljen e tij kishte një butësi të çuditshme”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në videon e YouTube, Spraakman tha se besonte se plagët e tij mund të vinin nga një helikë barke, ose nga një rezervat i mbyllur peshqish ton, ku peshkaqenë dhe kafshë të tjera detare kanë ngecur edhe më parë.
Ai tha: “Mirëpo vura re gjatë kalimit të tij se plagët ishin si të reja edhe të vjetra. Për fat të keq nuk mund ta dimë se çfarë i ka shkaktuar ato”.
Të tjerë sugjeronin se plagët e peshkaqenit mund të kenë ardhur nga përleshjet me peshkaqene te tjere, me peshqit e mëdhenj të sheshtë rana, ose fërkime në brigjet koralore.
Spraakman përjashtoi mundësinë e sulmeve nga orkat apo me femrat gjatë çiftimit. Ai shtoi se filmoi pamjet në janar.
Peshkaqenët e bardhë jetojnë në brigjet dhe brezin kontinental të Australisë, qe prej ishujve Montebello deri në perëndim dhe në ishullin e Tasmanisë.
Top Channel