Modelja Ishita Gupta nga India, ka thënë se fundmi se i është ofruar një çmim të madh por i pazakontë për t’u martuar me një burrë, por e refuzoi sepse nuk di si të kujdeset për gamiljet.
Bukuroshja ka folur publikisht për refuzimin e “propozimit serioz të martesës” në pajën e shtrenjtë të të cilit përfshihej dhe malli i pazakontë i gjësë së gjallë.
Ishita komentonte për ngjarjen në profilin e saj të njohjeve të reja duke thënë se mes shumë propozimeve dhe dhuratave nga fansat, ishte dhe ajo e 200 gamiljeve.
“Vrisja mendjen se ku mund të mbaja gjithë këto gamilje që po më ofronin për martesë, por më fund refuzova”.
Në disa vende të botës nuk është e pazakontë të ofrohen dhurata ose para në formën e pajës së martesës, madje edhe në perëndim ka qenë zakon deri në vitet 1900-të.
Por Ishita thotë se refuzon para për dorën e saj në martesë: “Jam kundër martesave me mblesëri, preferoj të martohem me dashuri dhe kjo duket që nuk ishte hera e duhur për mua”.
Ishita shtonte: “Nuk më interesojnë gamiljet, megjithse kafshët i dua shumë, gamiljet janë një specie që kanë nevojë për kujdesje dhe unë nuk kam eksperiencë për këtë”.
Më herët edhe modelja Cris Galera tha se i ishin ofruar 500 000 dollarë si pajë për t’u martuar me një sheik, por kishte refuzuar.
Cris tha: “Ai më tha në një mesazh se më ofronte $500,000 dollarë si pajë nëse martohesha me të.”
Top Channel