Veliaj i përgjigjet PD-së: Ua 10-fishova taksën atyre që sot i quani oligarkë, por dje i kishit sponsorë të partisë tuaj

09/11/2021 13:15

Duke replikuar me deputetët e opozitës për ndërtimet, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se në drejtimin e tij, taksa për ndërtuesit në Tiranë është 10-fishuar.

“Të gjitha mbledhjet me personalitete Luli i bën te Plaza. Jeni të parët që validoni investimet e Bashkisë. Unë jam i majtë dhe kjo s’ka dyshim, ndaj ua kam 10-fishuar taksën atyre që sot ju i quani oligarkë, por deri dje i kishit sponsorët e partisë suaj. Ai te Diga e Liqenit është sponsori i partisë tënde dhe mori leje nga kryetari i partisë tënde”, iu drejtua Veliaj, deputetit të PD, Oerd Bylykbashi.

Top Channel