Graniti, Monika, Sarah dhe Iliri ishin të nominuarit e javës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një nga të katërt duhet të linte sonte shtëpinë. Gjatë javës, u largua aktori Igli Zarka, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhje nevojës për t’u trajtuar në spital.

Kështu, moderatorja Arbana Osmani, njofton se, meqë një banor e ka lënë shtëpinë e “Vëllait të Madh”, sonte askush nuk do të largohet, ndërsa nominimet vlejnë për ditët në vazhdim dhe një prej tyre do të eliminohet të premten.

Ra në sy përqafimi plot emocion i Fifit me Sarën. E pyetur nga Arbana, ajo thotë se “tani po e bën kunatë”, duke iu referuar flirtimeve që ka pasur këto ditë mes Sarën dhe Dj Pm.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA