“Policia të ndalë krimet mjedisore”/ Rama: Në mars nis punën sateliti për monitorimin e territorit

09/11/2021 15:01

Nga prezantimi buxhetit për policinë e shtetit kryeministri Edi Rama tha se sateliti i parë shqiptarë do të jetë në orbitë në Mars, si një super inspektor i vetëm që do të kontrollojë çdo cep në luftën me kultivimin e kanabisit.

Policisë së shtetit kryeministri i kërkoi dhënien fund të kulturës se policia nuk merret me krime mjedisore apo ndërtimet pa leje.

Rama: Satelitët do ta bëjnë ta pamundur mbledhjen e kanabisit. Policia e shtetit do të ketë panoramën e kontrollit deri në çdo majë mali.

Bledi Cuci, ministër i punëve të brendshme tha se buxheti i policisë rritet me 4 %. Këtë buxhet kryeministri Rama e shikon të lidhur me rritjen e standardeve dhe motivimin e trupës policore.

Rama: Rritje paga për të gjithë rritur bonuse për ata që punojnë jashtë vendbanimit.

Top Channel