Iliri dhe Dondaldi janë përshirë në një debat të nxehtë në momentin e ardhjes së instruktorëve të jogas në shtëpinë e Big Brother Vip.
Donaldi e quan tendecioz Ilirin, ndërsa ky i fundit i tha se ishte zhurmuesi i shtëpisë.
“Unë shumë thjesht e them kur gjërat bëhen me qëllim, unë e di që Monikës i jep bezdi diçka unë përpiqem ta respektoj. Në një ambient unë nuk e bëj zhurmuesin, nuk bëj batuta. Nuk mendoj që më provokoi, thjesht unë isha një pjesëtar i asaj gjësë që po e gëzonin të gjithë dhe ishte ai që krijonte atë lloj ambient dhe unë nuk doja se nuk isha mësuar me këtë lloj respekti”, tha Ilirin.
“Edhe pse Zhorzh nuk e kuptoi shumë qartë dhe nuk e di përkthimin që i është bërë, përgjigja e tij ishte shumë gjenerike”, tha Iliri.
“Unë nuk po të kuptoj ty”, tha Donaldi.
“Kur ti e di që unë e kam bezdi, mos bëj atë që unë kam bezdi”, tha Iliri.
“Duhet të rri të bëj unë ushtrimet serioz? Unë u kënaqa”, tha Donaldi.
“Veç Donaldit ishin të gjithë okay. Në ambientin tonë të punës kur bën zhurmuesin i heqin prizën”, tha Iliri.
“Unë nuk e kuptoj rolin tënd këtu. Unë e kam ditur se sa tendencioz je dhe në të gjithë këtë situatë që ishte nuk kam dashur të debatoj me ty se është e kotë”, tha Donaldi.
Top Channel