Modelja e aktorja amerikane Emily Ratajkowski ka thënë së fundmi se një nga njerëzit më të kërkuar të Maljazisë e ka paguar $25,000 që ajo ta shoqëronte në finalen e famshem të futbollit amerikan Super Bowl.
Revista Sunday Times Magazine citon gjithashtu Ratajkowski të ketë thënë se nuk e dinte kush ishte në të vërtetë apo çfarë mund të ndodhte me daljen e saj me biznesmenin e kërkuar nga policia Jho Low.
Rrëfimet e 30-vjeçares bukuroshe ishin pjesë e intervistës së saj me revistën britanike Sunday Times Magazine të publikuar dje në lidhje me librin autobiografik të Ratajkowski, “My Body”.
Rrëfime të tjera të librit pritet të mbushin faqet e “showbiz”me historitë e një prej femrave më të kërkuara në SHBA.
Rrjetet raportojnë se në libër ajo pranon se ka shfrytëzuar trupin dhe seksualitetin e saj për të arritur suksesin.
Ratajkowski kapi fillimisht imagjinatën e publikut në videon erotike të këngës së Robin Thicke ‘Blurred Lines’ dhe më pas në videon e këngës së grupit Maroon 5 ‘Love Somebody’. Më tej ajo ka luajtur në disa role filmash e televizioni, më i njohuri filmi i vitit 2014 ‘Gone Girl’ me Ben Affleck.
Ajo është njohur më tej për aktivizmin në mbrojtjen e shëndetit të grave dhe të çështjeve
Ratajkowski nuk cilëson se në edicionin e cilit vit të Super Boël kishte shkaur me Jho Low.
Ky i fundit, i njohur edhe si Low Taek Jho, ose “balena një milionë dollarëshe” insiston se nuk ka të bëjë me akuzat e mashtrimit financiar me bankën Malaysia Development Berhad.
Ai e përshkruan veten vetëm si “ndërmjetës” ose si një “shkop në rrota” që ndihmonte qeverinë dhe të tjerë në Lindjen e Mesme, prej marrëdhënies së mirë që kishte me biznesmenë dhe vendimmarrës të huaj.
Top Channel