Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 12 persona
Tre persona janë arrestuar për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit në Kamëz.
Burimet nga policia thanë se si rezultat i kontrolleve, në Kamzë, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit A. K, 20 vjeç, E. Sh, 27 vjeç dhe E. K, 27 vjeç
Po ashtu është proceduar penalisht edhe pronari i lokalit, shtetasi A. K, 29 vjeç, ku konstatuan tre shtetasit e arrestuar.
Mësohet se këta shtetas janë kapur në flagrancë në lokalin e shtetasit A. K, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.
Top Channel