Një gjykatë ruse gjobiti me 28.000 dollarë gjobiti Google për shkelje të rregullave të Rusisë për përmbajtjen e ndaluar.

Në muajt e fundit, gjykatat ruse kanë urdhëruar kompaninë Google të paguajë gjoba prej qindra mijëra dollarësh për, siç është thënë, mosfshirjen e përmbajtjes së ndaluar në motorin e saj të kërkimeve.

Gjykatat kanë gjobitur edhe platformat sociale Facebook, Twitter, WhatsApp, Telegram dhe TikTok për akuza të ngjashme.

Google e konfirmoi gjobën e shqiptuar të hënën, por nuk dha asnjë koment shtesë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar platformat e mediave sociale dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë për shpërfillje të ligjeve të internetit në Rusi.

Me këto ligje, mes tjerash, bëhen përpjekje që firmat e huaja të detyrohen të hapin zyra në Rusi dhe të ruajnë të dhënat personale të rusëve në territorin e saj.

Por, shumë kritikë thonë se me këto ligje, autoritetet përpiqen t’i heshtin disidentët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA