“A e ndjek Big Brother Vip?”/ Çudit me përgjigjen ish-partneri i Bora Zemanit (Fotot)

08/11/2021 17:04

Çifti Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një ndër më të komentuarit në shoëbizin shqiptar, e sidomos pas nisjes së spektaklit  Big Brother VIP Albania.

Së fundmi, ish i dashuri i Borës, Vin Veli, ka treguar se edhe ai ka marrë ftesë për të qenë pjesë i këtij spektakli por që nuk ka pranuar.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Madje ai dha edhe një shpjegim se pse nuk e ndjek emisionin, duke thënë se merret me gjëra të tjera dhe nuk ka kohë.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqendrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë”, tha ai ndërsa ishte i ftuar në emisionin “E diell”.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA