Thyerje e përsëritur e rregullave/ Ç’do të ndodhë me banorët që komunikojnë me kode?
05/11/2021 21:15
Gjatë javës janë thyer për të disatën herë rregullat e ‘’Vëllait të Madh’’.
Banorët, kryesisht Iliri dhe Monika kanë komunikuar me kode dhe shenja lidhur me planifikimin e nominimeve apo edhe strategji të lojës.
Të komunikosh me kode, pëshpërima dhe shenja është rresptësisht e ndaluar në këtë format.
Transparenca e publikut është parësore në këtë lloj produksioni dhe si e tillë banorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë bashkëjetesës me njëri-tjetrin.
Banorët ndoqën një klip me përmbledhje nga momentet kur rregullat janë thyer dhe më pas kanë nisur diskutimet me njëri-tjetrin.
Top Channel