Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit është krisur ditët e fundit.

 

Dyshja ka vendosur që të shkëputet nga njëri-tjetri dhe t’i lënë hapësirë më shumë raporteve me banorët e tjerë.

Kjo gjë ka nxitur edhe debate të njëpasnjëshme mes tyre por edhe nga ndërhyrja e banorëve të tjerë.

Një këshillë gjatë spektaklit të sotëm nga opinionistët duket se ngjalli një revoltë nga ana e Fifit.

‘’Mjaft me këtë gjënë, kam dalë në public si një psikopate. Ju lutem mjaft më, e kam lënë të lirë. Nuk e kam penguar për asgjë’’,- tha ajo e revoltuar.

Një klip i dyshes tregoi gjatë spektaklit të sotëm se sjellja e Fifit është shumë kontradiktore krahasuar me deklarat e saj.

Ajo pretendon se Graniti është i lirë të jetojë dhe të veprojë lirisht por nga ana tjetër nuk nguron ta ironizojë për afërsinë që mund të më krijojë me ndonjë prej banoreve të tjera.

Këtë klip Graniti e komentoi si vërtetim të faktit se është i penalizuar nga Fifi.

Këngëtarja nga ana tjetër dha këtë replikë: Është loja ime, bëj çfarë dua.

 

 

 

 

FOTO GALERI
5/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA