Loja e ‘’Ninxhave’’ duket se është loja që ka krijuar më shumë tension mes banorëve.

Të gjithë janë të dyshuar si protagoistë të lojës, por nga ana tjetër ata duhet të arrijnë në kompromis për të akuzuar në unanim vetëm dy emra.

Banorët janë të vendosur që të mos humbin buxhetin e tyre, dhe për këtë zgjodhen që mbrëmjen e djeshme ta kalojnë zgjuar duke ruajtur njëri-tjetrin.

Fifi dhe Monika kanë kaluar natën zgjuar, në gadishmëri për të zbuluar ndonjë gjurmë nga ‘’Ninxhat e natës’’.

Ato janë përpjekur të kalojnë natën duke biseduar, konsumuar ushqim e cigare por fatkeqësisht nuk e realizuan misionin deri në fund.

Edhe pse nuk zbuluan identitetin e ‘’Ninxhave’’, ata e kaluan atë moment me sportivitet dhe me batuta:

’Më duket se e mbytëm ‘’Mafian’’’,- tha Monika duke qeshur.

 

Top Channel