Arditi dhe Enxhel kanë komentuar sjelljen e Granitit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Të dy ishin të të njëjtit mendim se Graniti kishte një sjellje arrogante, ndërsa Arditi shkroi edhe më tej duke i thënë se ishte duke bërë një lojë të pistë.

Arditi: Me çdo lloj situate është shumë arrogant dhe agresiv. Nuk mban asnjë lloj shakaje dhe nuk ia bën të ditur limitin tjetrit, por i kthehet agresivisht. Graniti ka tendencën për të ndërprerë debatin se nuk ka argumente. Ky është ai njeri që në gjithë debatin aty jashtë thotë që e kam zgjatur situatën për të mos mërzitur Fifin. E ke zgjat ti lojën me Fifin dhe bravo për lojën e pistë.

Graniti: Çfarë je duke thënë ore.

Enxhel: Kam krijuar përshtypje nga jashtë. Situata e Granitit me Fifin s’më kishte pëlqyer që jashtë, por kur hyra brenda vendosa t’i jepja një shans. Në muhabet ka hyrë duke folur për një situatë jashtë, për një event ku mendonte se kemi qenë të ftuar të dy. Ai më pyeti nëse kisha qenë atje dhe unë i thash jo. Ai ka qenë me të dashurën e tij me sa duket. Pas këtij momenti ai është larguar dhe më ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm dhe më është përgjigjur në mënyrë arrogante më vonë. Qenka mërzitur se unë nuk i kam dhënë hapësirë për tu bërë miq. Unë nuk di se çfarë emri t’i vë sjelljes së Grantit.

FOTO GALERI
2/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA