Princeshat indiane hapin për publikun pallatin e familjes mbretërore duke e kthyer në “muzeum në jetë” (fotot)

04/11/2021 16:33

I vendosur mes ujëvarave e kodrave të gjelbëruara, Pallati Belgadia është një ndërtesë e stilit te epokës viktoriane koloniale britanike, në provincën Mayurbanj, në shtetin lindor indian Odisha.

Vendi është ende banesa e dinastisë Bhanjas, një nga familjet mbretërore më të vjetra në jetë. Vila 200-vjeçare ka mirëpritur shpesh mbretërorë ndërkombëtarë dhe figura të huaja.

Nobelisti indian Rabindranath Tagore, Mark Shand (vëllai i dukeshës britanike Camilla), Gyanendra Shah, ish-mbreti i Nepalit dhe figura të tjera janë mbledhur shpesh aty.

Bhanja ka qenë klani që sundoi më gjatë në Mayurbhanj me më shumë se 1000 vjet deri në bashkimin e mbretërive dhe të Indisë në janar 1949.

Pas një rinovimi madhor në 2019, pallati tashmë ka hapur dyert e tij për vizitorë e udhëtarë në formën e një hoteli të trashëgimisë kulturore.

Të ftuarit mund të marrin me qera nga 9 dhomat e tij të veshura me xhevahirë dhe mobilje antike, me pamje nga kopshtet aromatike me bimë tropikale.

Kompleksi ka veranda të pikturuara me dorë, pemë të ullëzuara mangoje dhe të tjera mrekulli estetike.

Kopshtet e tij strehojnë 15 specie zogjsh, duke përfshirë dhe drongo të zinj, kurse në parkun kombëtar Simlipal, te shpallur trashëgimi e Biosferës së Unesco, shihet luanë e tigra.

Dhe në fakt pallati Belgadia është një muzeum në jetë pasi asgjë nuk ka ndryshuar këtu në 200 vitet e fundit.

Merita për këtë i kreditohet dy motrave princesha Akshita, 28 vjeçe, e Mrinalika Bhanj Deo, 32, bijat e Praveen Chandra Bhanj Deo, sundimtari i 47-të i dinastisë Bhanja.

Nëna e tyre është Rashmi Rajya Laxmi Bhanj Deo, nga dinastia mbretërore fqinje Jaisalmer, ndërsa gjyshja e tyre, Maharani Bharati Rajya Lakshmi Devi, është bija e ish-mbretit të Nepalit, Tribhuvan.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA