Pornostarja bën thirrje për ‘ekzekutimin’ e femrave transseksuale në artikullin e BBC (fotot)

04/11/2021 18:41
Lily Cade bënte thirrje për “varje” ose “linçim” të femrave transgjinore

Rrjeti shtetëror britanik BBC ka hequr së fundmi nga faqja e tij komentet e një pornostareje homoseksuale, të publikuara në një artikull “për komunitetin transgjinor” që ka shkaktuar zemërim të gjerë.

Megjithse zemërimi publik ishte për të gjithë artikullin që promovonte praktikat homoseksuale e transgjinore, BBC ka hequr nga rrjeti vetem komentet e lesbikes ku bënte thirrje për “varje” ose “linçim” të femrave transgjinore, pra të burrave të kthyer në femra.

Kjo sepse aktorja tha se në industrinë e pornografisë kishte presion që ajo të bënte skena seksi dhe me ‘gra transgjinore’.

BBC shkruante në artikullin e saj fillestar se këto femra duhet të pranonin se ‘idenë se penisi mund të jetë dhe organ i femrës’, çka sipas ankimueses ishte “shumë problem”.

Më shumë se 20,000 shikues britanikë  nënshkruan një letër të hapur, që kërkonte heqjen e artikullit skandaloz nga BBC.

Por në një reagim BBC komentonte se lajmi i saj trajton ‘një çështje që ia vlen të investigohet’ dhe se rrjeti ‘duhet të tregohet i paanshëm për lajmet e të gjitha këndvështrimeve te debatit’.

Një nga femrat e cituara në artikull, Lily Cade, ka bërë disa komente sipas rrjetit  Pink News, ku i quan gratë transseksuale ‘pedofilë’ dhe bën thirrje për vrasjen e tyre.

Cade shkruante: “Femrat transseksuale janë burra! Ato janë burrat më të lig e më të dobët të tokës, aq të dobët sa nuk vrasin dot veten, por kujdesen për monstrën e tmerrshme me të cilën do të duhet të jetojnë fëmijët tuaj”.

Më tej ajo tha: “Po të ishte për mua, do t’i kisha ekzekutuar ato personalisht nga i pari deri te i fundit”.

BBC citonte të tjera gra me histori të ngjashme por tha se nuk kishte gjetur një grua transseksuale me pikëpamje të kundërta që të pranonte të fliste.

Metro.co.uk ka kontaktuar BBC për komente, të cilët thanë se atrikulli kishte marrë si reagime pozitive ashtu dhe negative.

FOTO GALERI
1/3
Cade shkruante: “Femrat transseksuale janë burra! Ato janë burrat më të lig e më të dobët të tokës, aq të dobët sa nuk vrasin dot veten, por kujdesen për monstrën e tmerrshme qe krijojne

Top Channel