Njohjet e reja/ Gruaja mbetet e traumatizuar kur i njohuri në Instagram kërcënoi ta përdhunonte nese vishej ‘tepër seksi’ (fotot)

04/11/2021 21:20
"Ose ta them ndryshe, nëse më afrohesh me atë veshjen me fund dhe geta, mund të përfundosh e përdhunuar”, i tha i njohuri.

Një e re në kërkim të dashurisë, thotë se kishte mbetur e përlotur dhe u detyrua të thërresë policinë kur i njohur i ri në rrjetet sociale e kërcënoi ta përdhunonte.

E zhgënjyera Bevva McFarlane thotë se i njohuri i saj dukej “i sjellshëm në fillim” – dhe ajo pranoi të dilte për të pirë diçka me të.

27-vjeçarja kishte biseduar disa herë online me të, para se mesazhet mes tyre të merrnin një kthesë “të mbrapshtë.”

Pasi kishte siguruar takimin, ai paralajmëroi Becca se “mund të përdhunohej” në varësi të zgjedhjes së veshjes se saj.

Në mesazhet e publikuara nga rrjeti Daily Record, burri i shkruante: “Kam menduar për ty duke u masturbuar lol.”

“Ose ta them ndryshe, nëse më afrohesh me atë veshjen me fund dhe geta, mund të përfundosh e përdhunuar”.

E tronditur Becca, nga Dumbarton në Skoci, denoncoi mesazhet në polici dhe oficerët janë tashmë duke hetuar.

Duke kujtuar çështjen, ajo thotë: “Kjo më bëri të qaj dhe të ndjehem në ankth për të gjithë ditën”.

“Nuk e kuptoj si mund të shkruash gjëra kaq të neveritshme dhe t’ia dërgosh dikujt”.

“E konsideroj veten me fat që ai i tha ato gjëra para se ta takoja”.

Ajo shton: “Tani jam e trembur të njihem me meshkuj online. Unë nuk meritoj të kërcënohem me dhunë seksuale për mënyrën sesi vishem”.

Policia skoceze tha se po heton çështjen.

FOTO GALERI
3/3
"Ose ta them ndryshe, nëse më afrohesh me atë veshjen me fund dhe geta, mund të përfundosh e përdhunuar”, i tha i njohuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA