Shkarkimet e pakontrolluara të mbetjeve hidrokarbure që dalin nga puset e naftës, pronë e kompanisë Albpetrol, rrezikojnë seriozisht jetën e banorëve në fshatin Zharrëz të bashkisë Patos. 

Gropat e mbushura me serë dhe naftë bruto kërcënojnë jetën e fëmijëve pasi shumë prej puseve të naftës ndodhen shumë pranë shtëpive të banimit.

Gropat ekologjike janë shkaktari kryesor i sëmundjeve në gjak te banorët e kësaj zone, ndërsa përrenjtë që krijohen nga mbetjet hidrokarbure përshkojnë tokat e fermerëve, duke dëmtuar rëndë prodhimet bujqësore.

Ndonëse ndër vite nuk është marrë asnjë masë për eliminimin e ndotjes, banorët kërkojnë izolimin e gropave të mbushura me serë dhe naftës bruto.

Vetëm në brendësi të fshatit Zharrëz ndodhen 7 puse me gropa ekologjike të mbushura plot e përplot me serë dhe nafte bruto, ndërsa në të gjithë zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, numri i tyre është disa herë më i lartë.

Top Channel