Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka zbuluar surprizat që do të ndodhin gjatë spektaklit të ditës së nesërme të “Big Brother VIP”.

Teksa filmon stafin e saj, Arbana pyet gazetaren se “çfarë do të ketë nesër” dhe njëra prej tyre përgjigjet: “Nesër surprizë. Dy hyrje të reja, apo nuk duhet t’i themi?”.

“Sapo i tha”, ia pret tjetra, ndërsa dëgjohet të thuhet se janë “dy super çuna”. Madje njëra gazetare duke qeshur thotë: “Thuaj se janë nga Kosova e mos të na ndjekin nesër fare”.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim spektaklin e së premtes për të parë se çfarë surprizash ka rezervuar “Vëllai i Madh” për publikun dhe banorët.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel