SHBA/ Babai vret të dashurin që i trafikoi të bijën për prostitucion, arrestohet nga policia (fotot)

03/11/2021 20:54

Një baba në shtetin amerikan të Uashington është arrestuar për vrasjen e një burri për të cilin pretendon se i trafikoi seksualisht të bijën adoleshente.

60 vjeçari John Eisenman, është akuzuar për vrasje të gradës së parë pas vdekjes së 19-vjeçarit Andrew Sorensen, trupi i dekompozuar i të cilit u gjet në bagazhin e një makine më 22 tetor.

Policia tha se Eisenman kishte mësuar në tetor 2020 se bija e tij minorene ishte trafikuar te një bandë e trafikut të seksit, në dukje nga Sorensen, që ishte asokohe i dashuri i saj.

Babai kishte arritur ta shpëtonte të bijën dhe ta kthente në Spokane, tha policia.

Një muaj më vonë burri ishte konfrontuar me Sorensen të cilin e kishte lidhur, marrë peng dhe futur në bagazhin e makinës.

“Eisenman kishte sulmuar viktimën, duke e goditur në kokë me një bllok betoni dhe më pas me thikë”, thuhej në deklaratën e policisë.

Oficerët kishin zbuluar trupin e Sorensen kur rezidentët e Spokane raportuan për makinën e braktisur e cila qe mbushur me myk dhe lëshonte një erë të rëndë.

Mjeti i përkiste të fejuarës së Eisenman, Brenda Kross.

Pas marrjes në pyetje Eisenman ka pranuar se është konfrontuar me Sorensen nëntorin e kaluar dhe se e ka vrarë atë, sipas raportimeve.

Ai u arrestua fundjavën që shkoi dhe mbahet i burgosur në vijim të hetimeve.

FOTO GALERI
1/4
60 vjeçari John Eisenman, është akuzuar për vrasje të gradës së parë

Top Channel