Prindërimi është një fazë shumë delikate dhe e rëndësishme për jetën e gjithësecilit. 

Vendimi për të krijuar një familje ende është i vështirë për tu ndërmarrë nga ana e Kledit.

Ai është shprehur se do të ishte i gatshëm për të bërë një fëmijë vetëm kur të sigurohej se do mund t’i garantonte atij çdo gjë të nevojshme.

Jetojmë në një kohë shumë të vështirë, unë nëse do bëja fëmijë duhet ta dija se atij nuk do t’i mungonte asgjë. Unë nuk dua që fëmija im të rritej si unë. Unë sapo jam stabilizuar në jetën time dhe duhet akoma edhe më shumë punë derisa të bëhem baba“,- tha ai.

Kledi shtoi se prindërimin e shikon si diçka të bukur, por për momentin shprehet se nuk është gati për një hap të tillë.

Nuk jam gati, edhe rrethanat nuk janë të duhurat. Por nuk e kam ndjerë, nuk jam gati”,- shtoi ai.

Top Channel