![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/arber-hoxha_sd-800x450.jpg)
07/02 20:06
Klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës, mbetet një ndeshje plot rivalitet dhe e luftuar.
Skuadra e Thomas Brdric zhgënjeu tifozët e shumtë në “Loro Boriçi” në takimin përballë bardhebluve kryesues, që fituan 0-2 falë golave të Redon Xhixhës dhe Taulant Seferit.
Sulmuesi nga Kumanova po kalon një formë të shkëlqyer, në Shkodër realizoi golin e tretë sezonal në Abissnet Superiore, duke vulosur suksesin e ekipit të Orges Shehit, që kryeson kampionatin./ Supersport
Top Channel