Sherri me tone të forta mes dy konkurrentëve të ‘Big Brother Vip’, Iliri dhe Donaldi, ka përcjellë stres edhe te banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Arditi tha gjatë emisioni live se nuk është ndjerë mirë emocionalisht si pasojë e këtij debati dhe thotë se është hera e disatë që ndodhet në një situatë të tillë.

Duke kujtuar se për shkak të shkeljes së rregullave ai u dënua nga ‘Vëllai i madh’, e gjen të padrejtë që Donaldi edhe pse ka thyer disa herë një prej pikave të kontratës së firmosur nuk është marrë asnjë masë ndaj tij!

Arditi: Në fakt ditën që ka ndodhur debati nuk jam ndjerë mirë emocionalisht se është e disata herë që përballem dhe gjendem në një situatë të tillë. Në kontratën që kam firmosur, në mos gabohem pika gjashtë në kontratë, flitet qartë mbi presionet psikologjike, unë e shof për të disatën herë të thyer nga Donaldi. Unë aktualisht jam dënuar me një zarf të zi për shkak të shkeljes së rregullave, e gjej të padrejtë që Donaldi e ka thyer disa her këtë rregull. Ky është një presion psikologjik!

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA