Iliri dhe Donaldi kanë pasur një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin teksa po përpiqeshin që të mësonin koreografinë.

Të gjithë ishin duke zhvilluar provën e javës, ndërsa Ilir Shaqiri është kapur me Donaldin për shkak të shakave dhe të batutave. Sipas Ilirit, nuk kishte disiplinë dhe i tërhoqi vëmendjen.

Ilir Shaqiri i konsideroi ironi dhe tha se Donaldi nuk ka respekt për asnjë prej banorëve. Tonet u ashpërsuan mes tyre duke shqetësuar edhe banorët e tjerë.

Mbrëmjen e sotme janë transmetuar komentet e disa prej banorëve në dhomën e rrëfimit për përplasjen mes tyre.

Einxhel: Iliri u kap me faktin që a ka mundësi të mos flasësh, dua qetësi në sallë.

Iliri: Ti je këtu për të bërë diçka si të gjithë të tjerët.

Ardit: Një herë, dy herë është shaka pastaj bëhet ironi.

Fifi: E ka një mungesë të theksuar të respektit ndaj njerëzve që janë më të mëdhenj se ai.

Kledi: Po dënohemi të gjithë prej tyre.

Iliri: Është gërricës, tendencioz, provokues.

Monika: Ai ulëret dhe ofendon, bën dhunë psiqike.

Arditi: Toni i Donaldit ishte stratosferë. Nuk mund t’i krahasoj.

Graniti: Gjërat personale po ndikojnë tek të gjithë. Mendoj se po e bëjnë më shumë për vëmendje.

Sabiani: Është bërë stres tani, nuk dimë nga të mbajmë kokën.

FOTO GALERI
16/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA