Fatjona mban premtimin që bëri në “Shqipëri live”! Fiton betejën me kancerin

02/11/2021 14:52

Muaj më parë, Fatjona Krasta tregoi në emisionin “Shqipëria live” historinë e saj ndërsa luftonte me kancerin.

Ajo ka vuajtur që kur ishte 8 vjeçe nga epilepsia ndërsa më pas u diagnostikua me kancer. Ndërsa tani, është e lumtur të tregojë sërish në “Shqipëria live” se nuk ka më gjurmë të tumorit .

Jam shumë e lumtur, jam falenderuese ndaj mjekëve. Kur e mposhta kancerin, shkova me vrap në shtëpi t’i thosha mamit. Unë nuk e mendoja fare keq”.

Ajo thotë se pozitiviteti dhe optimizmi e ndihmoi t’ia dalë mbanë.

Top Channel