Kompania amerikane e internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po rrit shtypjen ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.

Yahoo ka thënë se faqja “nuk do të jetë më e qasshme nga Kina”.

Kjo kompani është ndër të fundit që largojnë produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka njoftuar në muajin tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet.

Duke marrë parasysh ambientin e vështirë ligjor në Kinë, shërbimet e Yahoo nuk do të jenë më të aksesueshme nga Kina, që nga 1 nëntori”, citohet të jetë shprehur kompania.

Kompanitë e huaja teknologjike në Kinë janë përballur me ligje të ashpra dhe censurë qeveritare.

Yahoo ka lancuar shërbimet e veta në Kinë më 1999, kur kompania ka qenë një nga ofrueset më të rëndësishme të shërbimeve të internetit.

Top Channel