Teksa diskutohej për përplasjen e Ilirit dhe Donaldit kur po mësonin koreografinë për provën javore, ka ndërhyrë Arditi duke hedhur akuza se aktori ka thyer rregullat duke ushtruar presion psikologjik ndaj të tjerëve.

Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Donaldit, i cili iu afrua menjëherë dhe Arditit nuk i pëlqeu duke i thënë që nuk ka nevojë t’i afrohet në fytyrë.

Donaldi: S’kam dashur ti bëj keq askujt, i kam kërkuar edhe falje Arjolës dhe banorëve. Nuk e kam tendecioze, nuk dua të bërtas por kur gjërat nuk më duken normale… Ajo situatë mu duk tendecioze.

Arditi: Nuk ke nevojë të më vish tek fytyra. Nuk është e nevojshme të më vish të fytyra.

Donaldi: Banorët që janë prekur i kam kërkuar falje. Do i them gjërat sic i mendoj derisa ta nxjerr këtë këmbën e djathtë nga shtëpia. Ti je ushtari…

Arditi: Nuk jam ushtari i askujt.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA