Në lidhje me situatën e pakëndshme të krijuar mes dy banorëve të ‘Big Brother Vip’, Ilir dhe Donaldit, ka folur opisionisti Arbër Hadjari, i cili u shpreh se i gjithë stresi i kësaj zënke është përcjellë te banorët dhe teleshikuesit.
Hajdari tha se publiku do gjykojë sjelljen e tyre, sjellje kjo që do ti penalizojë!
“E dimë që dy njerëz që nuk pëlqehen me njëri tjetrin kapen. Nuk më pëlqen toni i lartë i zërit, ofendimet, fjala psikopat më duket ofendim. Stresi që po përcillet te të gjithë banorët nga kjo marrëdhënie e dy njerëzve që nuk kanë qef njëri tjetri. Kjo situatë shpeshherë qesharake sikur po zihen çunat e lagjes në një reality show që shikohet nga shqiptarët, i vetmi mesazh që po jepni është që fiton ai që bërtet më shumë. Publiku do ti gjykojë nga sjellja e tyre dhe do të vijë dita që kjo marrëdhënie do ti penalizojë banorët që për të disatën herë përdorin ofendime, unë e kam ndërruar tre herë tv për të mos dëgjuar të bërtiturat, nuk është fare e shëndetshme. Në momentin që kjo po transmetohet edhe te banorët e tjerë, si psh Arjola, janë të stresuar dhe stres të gjithë banorët. Të bërtiturat jo vetëm humbin sensin e bisedës. Mendoj që ka tendeca nga të dy për ta shfaqur hapur që nuk pëlqejnë njëri tjetrin.”, u shpreh Arbër Hadjari.
Top Channel