Pasi deklaroi se zemra e tij i përket një femre jetër, Graniti nuk ka nguruar të shprehë hapur mallin që ka për të.

Disa ditë më parë, Graniti i shprehu Fifit dhe Ilirit se është ende i dashuruar me ish-partneren e tij, prej së cilës e ndërpreu bashkëjetesën për shkak të xhelozisë së tepruar nga të dyja palët.

Mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në oborr me miqtë e tij, shprehu se do të dëshironte shumë që personin në fjalë ta takonte sa më shpejt.

’Sa mirë do ishte ta takoja, do doja shumë ta shihja’’,- tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA