Pas debatit me Ilirin, Donaldi duket se është kthyer në shënjestrën kryesore të komenteve dhe diskutimeve në shtëpi. 

Arditi, Monika dhe Iliri e kanë përcaktuar Donaldin si një njeri që “nuk di të logjikojë dhe që ka abuzuar me ofendimet kundrejt banorëve”.

Ka qenë Monika ajo e cila pyeti Ilirin: A e ke parë në ndonjë debat që të logjikojë përveçse të të bërtasë dhe ulërasë?!!

Gjithashtu, sipas Arditit e gjithë situata e ndodhur ishte e tepruar dhe e nxitur nga konfliktet e mëparshme.

Monika dhe Iliri, dy më të mëdhenjtë e shtëpisë, si shkak për gjithë tensionin e krijuar kanë përcaktuar luftën mes brezave, por edhe për këtë kanë mëdyshje serioze.

” Vjen nga diferenca mes brezave, por ja Arditi është thuajse moshatar me Donaldin dhe është shumë më i zgjuar dhe shumë më gjakftohtë”,- tha Monika.

Ajo ka vazhduar të ironizojë të rinjtë e shtëpisë duke shtuar: Jeni brez patatinash, e keni trurin guaskë

Top Channel