Dënimi që “Vëllai I Madh” i dha Ilirit dhe Donaldit ishte për arsye se dyshja pati një konflikt ditën e djeshme ku situata çoj deri në ofendime mes njëri-tjetrit.

Duket që kjo sfidë u bë pak e lodhshme per të dy por ata ishin të detyruar ta bënin pasi penalizoheshin për provën javore.

Sfida e tyre nuk shkoj sic duhet ku Donaldi ishte ai që rrëzoi aksidentalisht topin.

“Vellai I madh” i dha dhe një tjetër mundësi që ata ta vazhdojnë sërish lojën.

Shpresojmë që ata ta realizojnë këtë sfidë sic duhet dhe të sheshojnë keqkuptimet që kanë mes tyre.

Top Channel