Princesha Mako me bashkëshortin do të jetojnë në apartamentin 1+1 në New York pas dorëheqjes nga pronat mbretërore në Tokio (fotot)

30/10/2021 16:10

Princesha japoneze Mako me bashkëshortin e saj të ri “jo-fisnik” do të largohen nga Japonia prej kontestimeve që ka sjellë bashkimi i tyre, dhe sipas raportiemve do të jetojnë në një apartament të vogël në New York City.

Për të realizuar lidhjen e saj Mako u detyrua të hiqte dorë nga titujt mbretërorë edhe nga pronat familjare të oborrit në Tokio.

30 vjeçarja Mako, ështyë bija e madhe e princit japonez të kurorës Fumihito dhe mbesa e perandorit në fron Naruhito. Por ajo zgjodhi të martohej me të dashurin e universitetit Kei Komuro, i cili nuk vjen nga familje fisnike, pas rreth tetë vjet fejese.

Ligjet strikte japoneze mbi çështjen ndalojnë gratë të përfitojnë fronin mbretëror japonez “të krizantemave”, nëse martohen me njerëz të zakonshëm, dhe gjithashtu duhet të heqin dorë nga titujt e tyre nëse e bëjnë këtë.

Çifti tashmë planisikon të jetojnë në New York City ku Komuro punon si avokat me kompaninë nga New-Jersey, Lowenstein Sandler.

Ndërsa Mako, e cila më parë jetonte në rezidencën perandorake Akasaka në Tokio, tani do të duhet të jetojnë në një apartament të vogël që duhet ta paguajnë vetë, sipas rrjetit vendas NHK.

Kostot e një apartamentit të tillë në zonat ekskluzive të New York variojnë nga $3,000 deri në $11,000 qira në muaj.

Mako ka refuzuar ofertën prej 140 milionë jen ($1000,000) të cilën kishte të drejtë ta merrte pas largimit nga familja mbretërore, thanë zyrtarët mbretërorë, dhe do të nisë një punë të zakonshme në New York.

Ceremonia e martesës së Mako e Komuro u mbajt të martën me dyer të mbyllura dhe pa shkëlqimin e zakonshëm të eventeve të tilla, por u prit me disa protesta të publikut që kundërshtonin lidhjen e pazakontë.

Ne ceremoninë e thjeshtë, princesha mbante veshur një fustan blu dhe buqetë lulesh të bardha, teksa i jepte lamtumirën prindërve të saj, princit të Akishino, nënës princeshë Kiko dhe motrës Princeshë Kako, 26 vjeçe.

Ajo me Komuro shkuan më pas me makinë në zyrën e regjistrimit dhe mbajtën një konferencë shtypi ku kërkuan ndjesë për trazirat që kishte krijuar bashkimi i tyre.

FOTO GALERI
1/11
Princesha japoneze Mako me bashkëshortin e saj të ri “jo-fisnik” do të largohen nga Japonia prej kontestimeve që ka sjellë bashkimi i tyre

Top Channel