Përballje e ashpër/ Melik-Antonias: Je kokrra e mashtrueses! Konkurrentja: I pafytyrë, e ke lënë burrninë në shtëpi

30/10/2021 21:54

Përballja e radhës në “Përputhen Prime” është ajo mes Antonia dhe Melikut, të cilët kanë pasur një javë jo të qetë, pas akuzave të Melikut se Antonia ka një të dashur jashtë dhe ai ka kërcënuar Melikun.

E gjithë përballja është shoqëruar me fyerje nga të dyja palët, ndërsa Melik tha se kërcënimet drejtuar tij nuk kanë qenë aspak normale.

Pjesë nga diskutimi:

Antonia: Për figurën e femrës nuk ke respekt. Të vazhdoj të të them i pafytyrë akoma.

Melik: Nuk janë akuza, janë realitet.

Antonia: Më trego një gjë, një foto. Je aq i palogjikë për mua, sa nëse unë do kisha një të dashur jashtë do ishte aq idiot që do mi sillte lulet këtu.

Melik: Kam foto të personit që më ka kërcënuar. E dinte të gjithë historinë. Ato kërcënime që kam marrë unë nuk kanë qenë aspak normale. Pse më zgjodhe në takim?

Antonia: E mendova për surprizën që më bërë, me mendova dhe nuk të shoh dot për më tepër. Ku qëndron problemi i refuzimit?

Melik: Nuk e kam problemin  te refuzimi, se un tregoj veten time. Nëse del në emision më ka thënë se do kesh probleme. Ti je kokrra e mashtrueses.

Antonia: Ti je i pafytyrë, nuk të shoh dot përballë meje. Bora unë kaq kam. Nuk kam ç’të sqaroj me të pafytyrë dhe të pacipë. E ka lënë burrninë në shtëpi.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel